Regjistrohet tërmeti i katërt në rajonin e Gostivarit

Para pak çastesh është regjistruar një tërmet tjetër në Maqedoni me intensitet prej 3,2 ballë të shkallës së Rihterit.

Tërmeti ka qenë me epiqendër 14 kilometra në jugperendim të Gostivarit dhe me thellësi prej 2 kilometrave.

Ndryshe, ky ishte tërmeti i katërt për sonte me radhë.