Aksident trafiku në Skenderaj, një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në fshatin Llaushë të Skenderajt, si pasojë e këtij aksidenti një grua ka marrë lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve civile.