Aksident trafiku në Veternik, një person dërgohet në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në Veternik të Prishtinës, me ç’rast ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës dhe kanë dhënë detaje për aksidentin.

Sipas policisë, derisa një veturë ishte në lëvizje, e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku një person ka mbetur i lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale.

“Sot rreth orës 20:30, në Veternik, ka ndodh një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Bazuar në të dhënat e deritanishme një person është lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti trafikut”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.