Gazetari Kosovar në Beograd tregon se çka foli Vuçiq me komandantin e NATO-s

Gazetari Idro Seferi ka folur për takimin e djeshëm në mes të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Munsch.

Seferi tha se aty është diskutuar për ruajtjen e sigurisë së serbëve në veri të Kosovës.

“Ajo që ka dalë nga takimi me Vuçiqin ka qenë një kërkesë e presidentit serb është që NATO-ja t’i ruajë serbët në veri të Kosovës. Vuçiqi ka kërkuar që të ruajë sigurinë në Kosovë në mënyrë që serbët atje të mos jenë të rrezikuar”, ka thënë Seferi në Info Magazinë.

Ai tha se në këtë takim është folur edhe për partneritetin që Serbia e ka me NATO-n.

Mirëpo, ai tha se në këtë takim nuk është diskutuar, të paktën nuk është raportuar në medie të jetë diskutuar kërkesa e Serbisë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.