Aksident tragjik në Itali, ndërrojnë jetë dy vëllezërit shqiptarë

Një aksident tragjik ndodhi zonën e Chessas në Itali, ku humbën jetën dy vëllezër shqiptarë.

Viktimat përkatësisht 37 dhe 44 vjeç jetonin në Arcille dhe ishin nisur në punë gjatë momentit të aksidentit.

Vëllai i vogël kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë, kurse vëllai i madh i familjes kishte tre fëmijë./TCH