Aksident tragjik në Levan, dy të vdekur dhe katër të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se dy makina janë përplasur me njëri-tjetrin, në vendin e njohur si “Buzmadh”.

Ngjarja tragjike sapo ka ndodhur, ndërsa policia, ambulanca dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje.