Bahtiri i thotë LDK-së: Kuvendi e ka kryetarin më të denjë deri më tani

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje e ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Sipas tij, kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, sepse Kuvendi i Kosovës e ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij, njofton Klan Kosova.

“Kosova nuk ka kohë për inate politike dhe eksperimente me pozita përmes dorëheqjeve dhe emërimeve”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.