Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut: Vdes një emigrant dhe lëndohen 11 të tjerë

Një person ka humbur jetën ndërsa 11 migrantë të tjerë janë dërguar në spitalin e Kavadarit pas aksidentit në magjistralen Demir Kapi – Negotinë, konfirmoi për MIA-n nga Shtëpia e Shëndetit – Negotinë.

Ndihma e shpejtë ka intervenuar me tre automjete në aksidentin në të cilin një veturë e mbushur me migrantë e cila ka lëvizur në magjistralen Demir Kapi – Negotinë është përplasur në pjesën e pasme të një furgoni që ka lëvizur në të njejtin drejtim, dhe ka marrë flakë, shkruan struga ekpres.

Një person ka pësuar me lëndime të lehta dhe i është dorëzuar policisë që ta kthejë në kamp.