Aksident zinxhiror në Veternik (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Veternik të Prishtinës, ku janë ndeshur disa vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Në pamjet e publikuara, shihet se në aksidentin zinxhiror janë përfshirë së paku katër vetura, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, e as si është gjendja e tyre.

Është kontaktuar Policinë për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.