Ka nisur takimi në mes të partnerëve të koalicionit qeveritar Isa Mustafës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Albin Kurtit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm është edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Kreu i LDK-së Mustafa paraprakisht ka thënë se është takim për kafe me Kurtin.
Kurse, nënkryetarja e LDK, Vjosa Osani që po e shoqëron Mustafën në takim sqaroi se takimi ka të bëjë me gjetjen e modalitetit ose pajtimit mes anëtarëve të koalicionit rreth heqjes së tarifës 100 për qind.