Aksidentet e trafikut në rritje

Në 24-orët e fundit (9 korrik) në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente në komunikacion, siç njofton policia 20 nga aksidentet ishin me persona të lënduar, kurse 25 vetëm me dëme materiale. Derisa, Në 48-orët e fundit (8 korrik) në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, ku 14 prej tyre aksidente me të lënduar, kurse në 28 aksidentet tjerë raportohet vetëm për dëme materiale. Kjo do të thotë që kemi tri aksidente më shumë, shkruan Fokusi.info.

Po ashtu, nga statistikat vërehet se edhe numri i arrestimeve është më i madh më datën 9 korrik (38 arrestime), krahasuar më datën 8 korrik (12 arrestime).

Gjatë ditës së djeshme, policia bën të ditur se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 375 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Po ashtu, në krahasojmë datat 8 dhe 9 korrik na del që edhe tiketa janë shqiptuar më shumë dje (1375 tiketa), kurse më datën 8 janë shqiptuar 1317.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia ka njoftuar se ka arrestuar edhe 38 persona, 30 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./Fokusi.info/

9 korrik 2019
8 korrik 2019