Vdes në moshë të re montazheri i Kohavision

Etrit Mehmeti, shef i montazhës në Kohavision, ka vdekur sot si pasojë e një infarkti në zemër.

Ai u lind më 8 gusht të vitit 1982, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

Përmes rrjetit social ‘Facebook’ shumë kolegë e bashkëpunëtorë të tij kanë kujtuar Etritin dhe kanë ngushëlluar familjen Mehmeti.

Etrit Mehmeti ishte bërë pjesë e Grupit KOHA në vitin 2002.