Detaje nga vrasja e një gruaje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Një grua është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ndërsa një burrë është plagosur. I dyshuari për rastin është arrestuar

Lajmin e ka konfirmuar, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femrore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili êshtë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka deklaruar Veseli.

I dyshuari për rastin është arrestuar.

“I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur. Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje. Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janê duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndêrsa për të gjitha verpimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka vijuar Veseli.

Lini një Përgjigje