Aksidentohen katër vetura në Gjilan, lëndohen 14 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë (e martë) në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku të lënduar mbetën 14 persona.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave. Si pasojë 14 persona (7 femra dhe 7 meshkuj nga Kosova) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raport.