Aksidentohet 29 vjeçarja nga Kosova, përfundon në spitalin e Shkupit

Një 29-vjeçare ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Tetovë-Shkup.

Një 32-vjeçar me inicialet V.H. ka humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe ka goditur gardhin mbrojtës të autostradës.

Si pasojë e goditjes, 29-vjeçarja me inicialet F.A. e cila ishte në veturë ka pësuar lëndime trupore. Ajo është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.