Aksion i policisë në Gjermani kundër militantëve islamikë

Policia në Gjermani ka filluar një aksion në disa vende kundër militantëve islamikë nën akuzat se kanë bërë komplot për “një akt të dhunshëm që rrezikon shtetin”.

“Kërkimet vazhdojnë dhe lidhen me të dyshuar me origjinë çeçene, e që vijnë nga skena islamike”, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Berlin.

Bastisjet po bëhen në Berlin, Brandenburg, Nordernhein Nordhein-Westfallen dhe Thuringen.

Militantët e dyshuar janë të moshës 23 deri në 28 vjeç dhe dyshohet se “kanë analizuar vende për një sulm të dyshuar islamik”, tha përmes një deklarate policia e Berlinit.

Dyshimet vijnë nga fotografitë e gjetura në celularin e njërit prej të dyshuarve gjatë një kontrolli rutinë, thuhet po ashtu në deklaratën e policisë, njofton Berlin.de përcjellë Klan Kosova.

Bazuar në informacionet e tanishme, policia, bën të ditur se “nuk ka pasur ndonjë rrezik konkret për sulm”.

Autoritetet në Gjermani janë në gatishmëri të lartë për kërcënimet e militantëve islamikë, pasi në këtë vend kanë ndodhur disa sulme në vitet e fundit.

Një sulm me kamion në tregun e Krishtlindjeve, në Berlin, ka lënë 12 njerëz të vrarë në dhjetor të vitit 2016.

Në aksion janë të angazhuar 180 policë.