PZAP-ja hedh poshtë kërkesën e VV-së për numërimin e 4.693 votave të diasporës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë ditës së sotme i ka kthyer përgjigje Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në lidhje me kërkesën e saj që të pranohen 4.693 votat e diasporës të ardhura pas datës së zgjedhjeve. Por, këtë ankesë të VV-së, PZAP-ja me një vendim të lëshuar sot ka hedhur poshtë kërkesën e këtij subjekti, shkruan GazetaBlic.

LVV kishte bërë ankesë në PZAP për votat e 4639 votuesve jashtë Kosovës që të procedoheshin si fletëvotime të rregullta dhe të lejohej numërimi i këtyre votave nga QNR-ja, ndërsa 4693 votat e diasporës ishin pranuar nga KQZ-ja pas datës së 6 tetorit kur ishtin zgjedhjet parlamentare në vend, fletëvotimet e diasporës në KQZ u pranuan nga data 8 deri më 11 tetor.

Një ankesë të tillë kishte bërë edhe Organizata GERMIN që të lejohet numërimi i votave të diasporës, po ashtu gjatë ditës së sotme PZAP-ja e hodhi poshtë kërkesën e kësaj organizate.

Më poshtë e gjeni vendimin e PZAP-së ndaj kërkesës së LVV-së: