Aksidentohet vetura e policisë në post-bllok

Një aksident ndërmjet veturës së policisë dhe një veture civile ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” afër lagjes “Qafa”.

Pranë veturës së policisë janë parë dy policë, por që përveç dëmeve materiale nuk dihet nëse ka të lënduar.

Sot në Prishtinë do të qëndrojë kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ku do të këtë takim me liderë shtetërorë e me biznese.

Policia ka paralajmëruar bllokim e disa rrugëve gjatë qarkullimit të eskordës së Abazoviqi.

/paparaci/