Latifi: Mos i sulmoni mjekët! Ata nuk kanë faj. Faj kanë politikanët

Profesori Universitar, Blerim Latifi, ka kërkuar që mos të sulmohen mjekët për atë që po ndodh në Klinikën Infektive.

“Mos i sulmoni mjekët! Ata nuk kanë faj.Faj kanë politikanët, të cilët tash e 20 vjet asnjëherë se kanë marrë seriozisht sistemin shëndetësor, duke e lënë në një gjëndje të mjerueshme, me kapacitete minimale për të përballuar kriza të tilla si kjo e covid-19.

E vetmja rrugë e përballjes së suksesshme me pandeminë ka qenë ajo e masave të vetëkujdesit të popullatës. Ne nuk e bëmë këtë. Me t’u lehtësuar masat, iu rikthyem rutinës së para pandemisë, ndërsa në media dhe në publik filluan të dominojnë budalltë e teorive konspirative që e shpallnin pandeminë si një mashtrim të madh”.

“Tash situata pandemike ka dalë jashtë kontrollit. Qeveria Hoti duket se nuk është në gjëndje ta përballoj kaosin.Askush nuk i trembet vendimeve të saj.Ministri i Shëndetësisë vepron në një terra incognita për të.Thjesht ai nuk ka haber për fushën të cilën e drejton.Ideja për të rikthyer karantinimin e shoqërisë nuk ka për të funksionuar më. Me pak fjalë ne jemi para një dështimi tjetër të madh”.