Aksion i Krimeve Ekonomike në Gjilan e Kamenicë, arrestohen 3 zyrtarë dhe pronari i një kompanie

Katër persona janë prangosur nga Policia e Kosovës në një aksion të zhvilluar në rajonin e Gjilanit e Kamenicës.

Mësohet se tre nga këta persona janë persona zyrtarë ndërsa tjetri është pronar i një kompanie.

Ata dyshohen për veprat penale: Keqpërdorim i Pozitës zyrtare dhe Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Mund të ju konfirmoj se 4 persona janë arrestuar sot ne rajonin e Gjilanit, në Kamenicë, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për vepra penale: Keqpërdorim i Pozitës zyrtare dhe Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik, ndërsa për detaje tjera do të njoftoheni përmes komunikatës për media”, ka thënë Hoxha.