Aksion i madh i Policisë së Kosovës – Kapen 82 kg marihuanë, arrestohen tre llapjanë

Policia e Kosovës, ka thirrur konferencë për media në orën 14:00, në zyret e saj në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se do të jepen informacione lidhur me një operacion policor të zhvilluar dje nga njësitet e antidrogës, me ç’rast u konfiskuan dëshmi të rëndësishme, substanca narkotike, automjete dhe u arrestuan disa persona të dyshuar.

Burime të Gazeta Blic brenda Policisë së Kosovës, bëjnë me dije se ky aksion është ndërmarrë gjatë ditës së djeshme në rajonin e Podujevës.

Sipas burimeve të Gazeta Blic, në aksion janë kapur 82 kilogramë marihuanë, ku kanë mbetur të arrestuar tre persona.

Njoftimi i plotë i Policisë për konferencën e sotme në orën 14:00 Ftesë për media.

Prishtinë, 1 korrik 2019, Ju informojmë se sot në orën 14:00, Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku do të jepen informacione lidhur me një operacion policor të zhvilluar dje nga njësitet e antidrogës, me ç’rast u konfiskuan dëshmi të rëndësishme, substanca narkotike, automjete dhe u arrestuan disa persona të dyshuar.

Konferenca mbahet:Vendi: Stacioni policor “ Qendra në Prishtinë “Ora: 14:00, hapja e konferencësDatë: 01/07/2016.Ftohen të gjitha mediat e interesuara të marrin pjesë në këtë konferencë.Me respekt,Zyra për Informim e PK-sëDPP, Prishtinë.