Aksion i policisë financiare në Luboten të Shkupit

Policia Financiare sot në mëgjes ka zhvilluar aksion policor në fshatin Luboten të Shkupit, konfirmojnë për ‘Portalb’ nga MPB.

Jo-zyrtarisht, mediat shkruajnë se aksioni është zhvilluar për shkak të duhanit dhe shitjes së paligjshme. Autoritetet ende nuk kan dalë me qëndrim zyrtar.

Portalb.mk ka kontaktuar me Policinë Financiare dhe pret përgjigje për aksionin në fjalë.