Policia jep detaje për vrasjen e 6-vjeçarit në Deçan

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e ndodhur mbrëmë në Berliq, ku ka mbetur i vdekur një 6-vjeçar.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, ka bërë të ditur se viktima fillimisht nga lëndimet e marra është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, ku edhe një orë më vonë ka ndërruar jetë.

Rugova ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e rastit janë ende duke vazhduar.

“Mbrëmë rreth pres 19 e 20, Policia është informuar se një fëmijë është lënduar në fshatin Berliq të komunës së Deçanit dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës. Pas arritjes së njësive në spital është kuptuar se personi i lënduar është rreth 6 vjeç dhe se është në kujdes të mjekësve. Derisa rreth orës 20 e 30 ekipi mjekësor ka njoftuar se 6 vjeçari nuk ka arritur që t’i përballoj plagët e marra. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe prokurori, derisa me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion”, tha Rugova për Indeksonline.

“Dyshohet se 6-vjeçari është lënduar me armë zjarri, rasti është duke u trajtuar si ‘Hetim i Vrasjes’, ende nuk dihet për rrethanat e ndodhjes së rastit”.