Aksioni i forcave RENEA për kapjen e të rrezikshmit Xhevahir Jonuzi (video)

0
266

Këto që po shihni në video janë pamje nga aksioni i Forcave Speciale Renea si dhe i efektivëve të policisë së Vlorës, sa i takon arrestimit të 47-vjeçarit Xhevahir Jonuzi në fshatin Hoshtimë të Vlorës.

Ju kujtojmë se mëngjesin e sotëm, në këtë zonë ndodhi një ngjarje e denjë për një skenar hollywood-ian filmash aksion. 47-vjeçari Xhevahir Jonuzi, i dënuar me 25 vite burg për vrasje, hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke rrezikuar jetën e tyre, por mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.

Xhevahir Jonuzi renditej në listën e policisë si një nga 8 më të rrezikshmit e Vlorës. Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e presonit, si dhe informacionet që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë.