Aksioni i krimeve ekonomike, mbyllet mobil shop “Fita”

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka konfiskuar 118 telefona, ndërsa ka kontrolluar 31 mobil shopa.

Sipas njoftimit të policisë, një lokal është mbyllur në mungesë të dokumentacionit, ndërkaq një tjetër është bllombuar.

Sipas Indeksonline, mobil shopit, “Fita” i është ndërprerë veprimtaria përkohësisht nga Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, me dyshime për veprimtari ilegale pa licencë.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me biznesin në fjalë, por telefoni i tyre ka qenë i ndalur.