Aktakuzë ndaj katër personave për vjedhje në një market

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve  B.M., B.M., Sh. B., dhe A.M., për  veprën penale “ vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”.
Sipas aktakuzës, me datë 05.02.2016 të pandehurit, në bashkëkryerje kanë hyrë në marketin “ Dushi”, në Komunën e Malishevës, duke vjedhur pako të cigareve në vlerë prej 2000 euro, arkën e marketin në vlerë 500 euro dhe 35 mbushje të operatorëve të ndryshëm telefonik.
Tre të akuzuarit  B.M., B.M., dhe Sh. B., kishin bërë marrëveshje paraprake me të akuzuarin A.M., i cili atë kohë ishte edhe roja e marketit në fjalë.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mire se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.