Aktivisti i PDK-së me parullë te zyrat e VV-së

Aktivisti i PDK-së, Trim Syla ka protestuar para zyrës së Lëvizjes Vetëvendosje, pas arrestimit të asamblistit të kësaj partie Besnik Mujeci, i cili u kap nga Policia në Shqipëri për trafikim të drogës.

Syla ka dalë me një pankartë në të cilën shkruan: Barazi, Drejtësi, Ekstazi.

Lëvizja Vetëvendosje, e ka përjashtuar të martën nga partia Besnik Mujecin, i cili është arrestuar në Shqipëri nën dyshimet për shpërndarje droge.

Të martën, autoritetet shqiptare kanë thënë se Mujeci është në mesin e pesë të arrestuarve, të cilët dyshohen se kanë shpërndarë drogë të llojit ekstazi në lokalet e e natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pasi kanë trafikuar lëndë narkotike nga Kosova në Shqipëri.

Sipas autoriteteve të Shqipërisë, vlera e drogës me të cilën janë kapur të dyshuarit shkon në 400 mijë euro.