Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë e motit do të krijohet për shkak të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Si pasojë e gjithë këtyre proceseve fizike në Troposferë do të krijohen kushte për vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë stadit të mesëm dhe të ulët të Troposferës.

Sipas IHMK-së, vranësirat fillimisht do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, për t’u rikthyer më tej në reshje mesatare dhe të dendura bore.

“Temperaturat minimale përgjatë këtyre ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -8 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius. Në viset malore përveç reshjeve të dendura të borës parashihen temperatura më të ulëta për 3-5 gradë Celsius, varësisht nga lartësia mbidetare”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.