Mbytet një 40-vjeçar në Fier

Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në breg të detit, në plazhin e fshatit Ndërnënas në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, të mërkurën, dhe nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës, thuhet në njoftimin e policisë./Euronews