Aktivitet simpatik i kandidatit për kryetar të Obiliqit

Sot kandidati për kryetar të Obiliqit nga LB, Ajet Berisha fushatën e filloi me një aktivitet simpatik për mbrojtjen e ambientit. Ai së bashku me familjarë dhe ekipën e tij bënë një shetitje nëpër qytetin e Obiliqit me biçikleta.

“Aktivitetin e sotëm e nisem me biçikleta! Qëllimi ishte që të promovojmë rëndësinë e ruajtjes së shëndetit dhe mjedisit. Komunës tonë i mungojnë shtigjet për biçikleta, andaj zotohem se gjatë mandatit tim si kryetar do të krijoj kushtet e nevojshme për qarkullim me biçikleta” deklaroi kandidati për kryetar të komunës Ajet Berisha, transmeton Fokusi.info.