Aktivitete me rastin e 30-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Me rastin e 30-vjetorit të rënies të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, nesër më 2 nëntor 2019,  në nderim të veprës së tyre do të mbahen disa aktivitete, shkruan Fokusi.info.

Aktivitetet organizohen nga: Shoqëria “Lëvizja”, Shoqatat e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë.

Këto aktivitete do të fillojnë nga ora 10:00 në fshatin Llugë të Podujevës, ku do të bëhen homazhe tek obelisku i heroit të kombit Afrim Zhitia.

Ndërsa në ora 12:00, në fshatin Llaushë të Podujevës, do të bëhen homazhe te përmendoret e heronjve të kombit Fahri dhe Bahri Fazliu.

Në ora 14:00 do të bëhen homazhe te vendi i rënies, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Dhe në ora 17:00, do të mbahet akademi përkujtimore te Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe, Prishtinë.

Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu u vranë më 2 nëntor të vitit 1989, në lagjen “Kodra e Diellit”, pas një përleshjeje disa orëshe me forcat serbe./Fokusi.info/