Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Reshjet e shiut mund të fillojnë që sonte gjatë natës dhe mëngjesit në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të cilat do të vijnë nga cikloni i cili nga Italia do të depërtojë në drejtim të Gadishullit Ballkanik. Reshjet e shiut do të vijnë në intervale të cilat herë pas here mund të jenë të dendura dhe të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot mjaft jostabil, me rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të fillojnë në veri për tu përhapur deri në fund të dites edhe në jug dhe perëndim të vendit. Reshje dhe rrebeshe intensive priten në veri dhe veriperëndim të vendit si dhe në disa pjesë të qendrës.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu dhe rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë.

Pasnesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu. Vende-vende do të ketë edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite vonë reshjet do të pushojnë në Shqipëri.

Të mërkurën pritet të kemi mot të ndryshueshëm me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa rajone mund të kushtëzojnë riga lokale shiu, ndërsa reshjet lokalisht të fuqishme pritet të rikthehen të enjtën./Meteoballkan