Akuzat e Qeverisë ndaj Kushtetueses/ Gjoshi: Ambasadorë, pse po heshtni? Kur do të flisni?

Anëtari i Kryesisë së PDK-sê, Betim Gjoshi, ka reaguar pas heshtjeve të ambasadorëve ndaj akuzave tê Qeverisë ndaj Kushtetueses, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se sikur Ambasadorët reagonin për temat që shqetësonin shoqërinë apo kur politika nuk i përmbahej sa duhej detyrës së saj.

Gjoshi ka përmendur sulmet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ndaj Gjykatës Kushtetuese, Prokurorëve dhe Gjykatësve, transmeton Scanner.

“Ambasadorët e dijnë se sulmet mbi institucionet e pavarura, mbi gjykatësit dhe prokurorët ndodhin vetëm në Rusi e shtetet rreth saj. Ambasadorë, pse po heshtni? Kur do të flisni?”, shkruan Gjoshi.

Postimi i plotë:

Dikur Ambasadorët reagonin për temat që shqetësonin shoqërinë apo kur politika nuk i përmbahej sa duhej detyrës së saj.

Dikur, gjatë qeverive të kaluara, Ambasadorët reagonin edhe për shqetësimet më të vogla.

Por, jo edhe tani!

Ambasadorët po heshtin edhe kur para syve të tyre po politizohen të gjitha institucionet e pavarura.

Ambasadorët po heshtin edhe kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti apo Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sulmojnë Gjykatën Kushtetuese, Prokurorët dhe Gjykatësit.

Ambasadorët po heshtin edhe kur Qeveria dhe njerëzit e saj po sulmojnë Lirinë e Fjalës!

Ambasadorët e dijnë shumë mirë se kjo nuk mund të ndodhë në vendet e tyre demokratike, por ata po vazhdojnë të heshtin.

Ambasadorët e dijnë se sulmet mbi institucionet e pavarura, mbi gjykatësit dhe prokurorët ndodhin vetëm në Rusi e shtetet rreth saj.

Ambasadorë, pse po heshtni? Kur do të flisni?

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=936343937909168&id=100046007122690&mibextid=Nif5oz