Alarm për bombë pranë Capitol Hill

Policia e Uashingtonit po heton për një bombë aktive në afërsi të Kapitolit, në Uashington.

Një alarm për bombë pranë Capitol Hill ka vendosur në gjendje alarmi autoritetet amerikane që kanë rrethuar zonën duke bërë evakuimin e njerëzve nga godinat përreth.

Policia ka rrethuar një automjet që dyshohet se ka eksploziv brenda.

Autoritetet po vijojnë negociatat që personi që ndodhet brenda kamionit të dorëzohet, shkruan CNN.