Konjufca: Kuvendi është i përkushtuar që të gjithë të gëzojnë të drejta të barabarta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca e ka hapur ditën e dytë të Festivalit Multikulturor me temën “Gruaja arkitekte e shoqërisë”, festival ky që ngrit vetëdijen rreth fuqizimit dhe sfidave që ekzistojnë ndaj grave të komuniteteve.

Në fjalën hyrëse Konjufca tha se Kuvendi i Kosovës është i përkushtuar që të gjithë të gëzojnë të drejta të barabarta.

“Jam këtu që të them se Kuvendi i Kosovës është i përkushtuar që të gjithë t’i kenë të drejtat e barabarta dhe të kenë një barazi të plotë, mbi baza të racës, gjuhës dhe fesë.Në kuadër të këtij festivali pata një motiv shtesë, sepse grupet e margjinalizuara kanë një problem të madh si në shkollim ashtu edhe në punë dhe kudo dhe mirë që ky festival ju kushtohet këtyre grave dhe këtyre kategorive”, tha ai.