Albert Maxhuni kandidat i Nismës për kryetar të Vushtrrisë

Nisma Socialdemokrate ia ka besuar të riut Albert Maxhuni kandidaturën për kryetar të Vushtrrisë.

Burime të “Indeksonline”, bëjnë me dije se tashmë kandidatura e tij është konfirmuar dhe sot pritet zyrtarizimi.

Maxhuni në të kaluarën ka qenë kryetar i të rinjve të Nismës dhe shef i kabinetit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Ndryshe, partitë kanë kohë vetëm edhe tri ditë për t’i dërguar në KQZ emrat për certifikim të kandidatëve për kryetar të komunave dhe asmable.