“Albin bre marre po na vjen, ç’janë këto punësime nipash e mbesash”, reagon aktori i njohur

Aktori i njohur Çun Lajçi, ka reaguar për punësimet që po ndodhin në Qeverinë Kurti II. Ai i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalojë punësimet duke thënë se po i vjen marre me punësimet e nipave dhe mbesave.

“Ndalu burr, se as n’dasma nuk thirrën veç familiarët”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i tij i plotë:

“Albin bre, Nanë-nanë, veç mbuloi vegët pak, se marre po na vjen neve “djemve tu” që s’i kursyem do vota! Ç’janë këto punësime nipash e mbesash? A s’po gjenë kurbana n’vathat e koishive, që je turrë veç n’vathën tande a? Ndalu burr, se as n’dasma nuk thirrën veç familiarët! Qellon me qenë edhe ndonji i katundit tjetër! Bile bile, edhe bajraktar e bajnë! Unë veç për teatër po t’them,( ani pse e mbeshtes gjeneratën e re) por mos thoni se qajo Shkurta e juve asht eksperte, se boll plak jam, veç vallahi pak kush m’afrohet! E mos t’flasim për Enverin, Fadilin, Agimin, Bislimin… eh edhe sa e sa janë! Tash na s’mundim me leh veç për ty, për mu ba dikushi e diçka n’zinxhirin tand! Ndalu burr, se deri ti bish livadhit n’fund, t’çkyhen pantollat e b…t!”