Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë”.

“Gjithashtu shënohen edhe rënie të ndieshme të temperaturave. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.