Albin Kurti i frikësohet zgjedhjeve, e nis fjalimin duke ngacmuar opozitën

Albin Kurti momentalisht është duke e shpalosur platformën e tij për mandatin e ri 4 vjeçar në krye të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por siç duket sondazhet e fundit ku partia e tij doli të ketë rënie në 37 %, e kanë frikësuar kryeministrin Kurti.

Ai fjalimin e tij e nisi duke i përmendur zgjedhjet. Duke thënë se nuk do të ketë zgjedhje të tjera përveç atyre në Vetëvendosje.

“Ndoshta edhe e mbani mend këtë dimrin që shkoi kur ndokush edhe thoshte që në shtator ka zgjedhje, është e vërtetë që ka zgjedhje në Lëvizjen Vetëvendosje këtë të diel më 25 shtator. Andaj është mirë që të gjithë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, tha Kurti në hyrje të fjalimit të tij, gjë që u miratua nga të qeshurat e aktivistëve të tij.