Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njpfton se sot do të mbaj mot kryesisht me diell.

“Në fushat termike pritet të ketë serish rritje. Gjatë ditës së sotme temperatura minimale pritet të jetë 6, ndërsa maksimalja 19 gradë Celsius”.

“Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.