Tornadoja shkakton dëme të rënda në Gjermani (video)

Në Berlin, një makinë është kthyer përmbys, dhe çatia e një ndërtese është shkatërruar nga një tornado në veri perëndim të Gjermanisë.

Qytetarët e Bocholtit ishin dëshmitarë të kushteve të këqija të motit, mëngjesin e kësaj të mërkure.

Era frynte nga 181 deri në 253 km/orë, sipas informacionit të dhënë nga shërbimet meteorologjike në Gjermani, përcjell TCH.

Në total nëntë shtëpi janë dëmtuar dhe rreth 100 pemë janë asgjësuar.

Një makinë është goditur nga era e fortë dhe është hedhur 10 metra në ajër, si dhe makina të tjera të parkuara pranë janë dëmtuar.