Albin Kurti: Nafta jonë është diaspora

Lideri i VV’së, Albin Kurti ka deklaruar se mërgimtarët kosovarë janë nafta e Kosovës.

Kurti duke folur për gazetën zvicerane në gjuhën frënge, “Le Temps”, tha se diaspora është nafta e Kosovës pasi ata sjellin në Kosovë afro 850 milionë euro në vit.

Ai tha se diaspora përbën 60% të buxhetit të shtetit të Kosovës.

“Një e treta e qytetarëve të Kosovës jetojnë jashtë, veçanërisht në Gjermani ose Zvicër. Vendi merr më shumë se 850 milionë euro në vit nga diaspora përmes transferimeve bankare dhe kjo shumë po rritet çdo vit. Ne gjithashtu duhet t’i shtojmë paratë që arrijnë në vend me para dhe të cilat nuk llogariten, si dhe shumat e shpenzuara nga ata që kthehen në Kosovë për të bërë pushime ose për t’u martuar. Nga të gjitha këto, paratë e diasporës përfaqësojnë 1.5 miliard euro në vit, ose 60% të buxhetit të përgjithshëm të shtetit. Kosova operon si një shtet i Gjirit Persik, përveç që ne nuk kemi naftë. Nafta jonë është diaspora”, tha Kurti për “Le Temps”.