Albin Kurti: Nuk më dhimbset Qeveria e vetja, por populli – Thaci më tha “hajde shkojmë bashkë në Uashington”

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk e ka brengë rrëzimin e Qeverisë së tij për veten, por shton se i dhimbset popullit. Sipas tij, populli po mbetet pa Qeverinë qe e votoi.

“Mu nuk më dhimbset kjo qeveri, e as vetja. Mu më dhimbset populli. Së pari, kjo qeveri lë popullin pa qeverinë që ka votuar. Së dyti, e lë popullin pa një qeveri reformatore. Së treti, po doni ta lëni popullin pa këtë qeveri mu në kohën e koronavirusit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Kurti shtoi se arsye për rrëzimin e Qeverisë nuk është as shkarkimi i Veliut e as tërheqjen e trupave amerikane. Aryse për rrëzimin e Qeverisë, ai thotë se është marrëveshja përfundimtare.

“Mendoj se nxitimi për rrëzimin e Qeverisë nuk ka prapavijë as shkarkimin e ministrit e as tërheqja e trupave amerikane, por për t’u hapur rruga për marrëveshje për shkëmbim territorial.Pra motori I krejt kësaj pune, është si të largohem unë, që t’i hapet rrugë një marrëveshjeje të gatshme.

Madje Kurti thotë se një gjë të tillë ia ka thënë presidenti Thaci në takim ku, sipas Kurtit, presidenti i kërkoi të shkojnë bashkë në Amerikë për ta “hequr qafe Serbinë”.

“Edhe këtë në një formë ma ka konfimruar presidenti në takim. A e din cka më përsëriti ai tri herë? “Heke kryeministër taksën e shkojmë bashkë në Uashington, e heqim qafe Serbinë njëherë e përgjithmonë”. Pra nuk është ideja që të hiqet taksa për dialog, por për ta publikuar marrëveshjen finale. Këto pazare presidenciale nuk më kanë mua bashkëpuntor”, ka thënë Kurti.