Fontana e kullës së Eiffel shndërrohet në pishinë (video)

Në Francë sot kanë arritur temperaturat më të larta në historinë e saj. Në pjesën jugore madje kanë arritur në 45.9°C. Turistët që gjenden në Paris kanë gjetur një zgjidhje alternative për t’u freskuar.

Ata të cilët e vizituan Parisin këtë të premte arritën të gjenin një formë për t’u freskuar duke u gjuajtur në fontanën e kullës Eiffel.