Aliu: Ku do të shkojë LDK nëse ia mbyll derën Vetëvendosjes?

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur të bëjnë koalicion për bashkëqeverisje.

Këto dy parti politike nuk po mund të arrijnë të gjejnë një kompromis sa i përket ndarjes së përgjegjësive dhe posteve, LDK ka kërkuar nga LVV postin e kryeparlamentarit dhe atë të Presidentit, mirëpo LVV nuk ka pranuar këtë.

E për këtë situatë të krijuar politike, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka pyetur LDK-në se ku do të shkojë nëse ia mbyll derën LVV-së.

Aliu ka thënë se populli ka votuar ndryshimin dhe jo lojërat e njëjta.

“Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes? Populli votoi ndryshim, jo lojërat e njëjta”, ka shkruar ai në Facebook.