Në Himalaje u zhdukën shtatë alpinistë si pasojë e rënies së ortekëve, të tjerët pritën në radhë që të shpëtohen me helikopterët (foto)

Shkaku i sigurisë dhe rrezikut për ortek të tjerë, autoritetet kanë detyruar te evakuohen pistat e skijimit dhe zonat e ngjitjes në Himalaje, pasi shtatë alpinistë raportohet se janë zhdukur.

Më se 200 alpinistë, janë larguar prej pjesëve të rrezikuara, ndërsa në imazhet e shpërndara, shihen disa prej tyre, që prisnin të arrinte helikopteri për t’i shpëtuar, transmeton Telegrafi.

Kjo erdhi pas rënies së ortekëve, shkaku i reshjeve të shiut dhe borës, që solli edhe pasoja të pa parashikueshme. Në rrethana të panjohura, shtatë persona janë zhdukur dhe po bëhen kërkime për gjetjen e tyre.

Raportohet se në mesin e tyre janë katër alpinistë koreanë dhe tre udhëheqës turistësh nga Nepali, të lajmëruar si të zhdukur. Deri më tani, është ndërmarrë një aksion për shpëtimin e tyre, por shkaku i rënies së vazhdueshme të borës, është ndërprerë.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in në një postim në Facebook, bëri thirrje për përpjekje më të mëdha për të gjetur alpinistët e humbur.

1

2

3

4