Alma Lama: Ka edhe një skandal më të rëndë se ky i Xhamajkes

Ish-ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Alma Lama ka reaguar ndaj skanadalit me njohjen nga Xhamjka, duke thënë se kosovarët kanë bërë edhe një skandal më të rëndë se ky.

Lama ka thënë se emërimi i një ambasadori në Vatikan, në shtetin që s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës është një skandal më i madh se ky me Xhamajkën.

“Ka edhe nje skandal me te rende se ky i Xhamajkes. Ai ka qene emerimi i nje ambasadoreje ne nje shtet qe nuk e ka njohur Kosoven, konkretisht ne Seline e Shenjte”, ka shkruar Lama në Fcebook.

Ky është shkrimi i plotë i saj:

Ka edhe nje skandal me te rende se ky i Xhamajkes. Ai ka qene emerimi i nje ambasadoreje ne nje shtet qe nuk e ka njohur Kosoven, konkretisht ne Seline e Shenjte.
Ky shtet, edhe po te kete pasur ne mend ta njohe Kosoven, pas ketij veprimi te njeanshem, te papare e degjuar ne maredheniet diplomatike, per shkak te ofendimit, nuk ka pasur si ta njohe.

Jo madhesia, por serioziteti eshte thelbesor ne maredheniet ndemjet shteteve. Kredibiteti po ashtu.