Gjesti human/ Gazetarja shpëton macen nga flakët teksa raporton live

Teksa Greqia po kalon një nga momentet më të vështira për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë vendin, veprimi i një gazetareje ka marrë gjithë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Mediat greke bëjnë me dije se gazetarja e ERT Marina Demertzian, e cila teksa ndodhej në Pefki për të raportuar për zjarret, shpëtoi një kotele gjatë një raportimi live. Momenti u regjistrua të dielën pasdite, para syve të shikuesve të ERT. Gazetarja e vendosi macen në një shtëpi dhe u sigurua që ajo të mos rrezikohej nga zjarri.

https://youtu.be/XISCbVInMpM