Bilanci i fundit për Covid-19 nga IKShPK

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë rezultuan 25 raste pozitive me Covid-19.

Në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privat me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publik dhe privat me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.102 mostra të marra prej të cilëve 25 raste rezultuan pozitive, 1 rast i shëruar dhe u raportua se nuk ka asnjë rast të vdekjes.

Numri total i rasteve aktive është 161 persona./Fokusi.info/