Ambasada amerikane shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ikonës së muzikes shqipe, Nexhmije Pagarushës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ambasada ka ngushëlluar familjen dhe të gjithë artistët e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Të pikëlluar nga vdekja e Nexhmije Pagarushës, arti i së cilës do të kujtohet. Ngushëllime familjes së saj, shokëve dhe të gjithë artistëve të Kosovës të cilët janë prekur nga vdekja e saj”, kanë shkruar ambasada amerikane në Twitter.

Ikona e muzikës, Nexhmije Pagarusha, ka vdekur të premten e 7 shkurtit në moshën 86 vjeçare, me këtë rast presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e nesërme (të dielën) ditë zie.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj.